Politike

Lleshaj: Në Shqipëri nuk ka vrasje përditë, për sa kohë të ketë liri do të ketë krime

5 Mars 2020, 10:23 Nga DOSJA
Lleshaj: Në Shqipëri nuk ka vrasje përditë, për sa

Tiranë- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në seancën e sotme plenare ka deklaruar se numri i vrasjeve në vendin tonë është ulur. Ai u shpreh nuk ka vrasje përditë, madje theksoi se për sa kohë do të ketë liri do të ketë edhe krime.

“Ju falëderoj zoti Murrizi për pikëpyetjet. Së pari  lidhur me peshqit e mëdhenj, dua t’ju  them që ka edhe gjitarë në det, më të mëdhenj, ky ligj nuk trajton këtë çështje. Për çështjen e peshqve të mëdhenj, atë që e kërkoni ju dhe e kërkojnë edhe shumë qytetarë, është ndërtuar një sistem i tërë drejtësie, një Prokurori Speciale. Po ngrihet një prokurori speciale që është BKH-ja, kemi SPAK dhe një gykatë Speciale, një sistem i tërë drejtësie, që ka për detyrë të merret me peshqit e mëdhenj, sot do të flasim për një çështje tjetër. Së dyti, shqetësimi juaj është është se si mund të ndodhë që ministri i Brendshëm, të takohet me kryeprokurorin dhe drejtorin e SHISH . Kjo ju duket herezi, herezi duhet të ishte kundërta, nëse nuk do të takohesha me këta titullarë institucionesh. Por është krijuar kultura absurde e pararësisë, askush nuk është i varur, unë kam të varur vetëm gjërat që kam në trup. Këtë merak nëse e keni serioz , mundohuni ta moderoni, por mos e mbani si merak. E gjithë bota që punon përditë me ne, ka konfirmuar se kjo është një instrument i munguar. Sa i përket çështjes së përhershme lidhur me vrasjet për ditë. Nuk ka vrasje për ditë, kemi numrin më të vogël të vrasjeve në historinë tonë. Dua t’ju them se vrasje nuk ka përditë në Shqipëri, dhe jemi në nivelin minimal në historinë tonë të re për historinë e vrasjeve. Ka edhe vende në Europë që kanë kuotën e vrasjeve dyfish apo trefish më të lartë se ne. Për sa kohë të ketë liri do të ketë krime. E rëndësishme është që ne jemi në luftë me të. Unë ju sfidoj me shifra”, u shpreh Lleshaj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj seancë plenare 5 mars 2020 sander lleshaj seancë plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 21:53

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka folur sot në lidhje me premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagës minimale, që në vitin 2012 do shkojë...