Politike

Rama: Amnisti totale fiskale për emigrantët, s’ka më procese kontrolli sikur kanë bërë gjithë krimet në Angli

5 Mars 2020, 11:22 Nga DOSJA
Rama: Amnisti totale fiskale për emigrantët, s’ka më

TIRANË– Kryeministri Edi Rama premtoi një amnisti totale për të gjithë shqiptarët e thjeshtë që sipas tij kanë punuar me ndershmëri jashtë vendit dhe duhet të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri. Rama tha se iku koha e Berishës, të cilin e krahasoi me një “ëall street”, referuar vitit 1997, dhe shtoi se sot, shqiptarët do të kenë mundësi të kenë të deklaruara dhe të taksuara të gjitha paratë e tyre.

“Shqiptarët e shkretë si ka paguar njeri me banka, edhe ato para që u futën këtu u fundosën në Wall Street-in e atij që ju e njihni dhe e doni nga zemra, se ju dëgjoj të thoni, Luli  e ka gabim po ai…mmmmm. Të atij që kur shihte Lanën të dilte, thoshte ky është lumi i kapitalizmit në Shqipëri. Pra, i humbën, sot iu ka ardhur koha që të themi se kush do të çojë para në Shqipëri kalojnë në ca procese kontrolli, sikur ka kryer të gjitha krimet në Angli, e kur blejnë shtëpi këtu, iu shkon pastrimi i parave, jo ku i gjete, jo ku si gjete, përveç nesh, gjyqtarëve dhe prokurorëve, policëve e të tjerë. Do t’ju japim amnisti totale fiskale për të futur paratë në bankat shqiptare. E po s’doni të përfundoni në gojën e asaj vajzës me syze dielli, palelekisht me të, do të kontrollojmë të ardhurat edhe jashtë Shqipërisë. Hë mo ti se i bën lekët çuni andej nga Spanja. Do deklarosh do paguash. S’mund të bëhet ndryshe kjo.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë sot gjatë një seance plenare, ku u diskutua miratimi i paketës “Anti-KCK” dhe ligji për titujt e pronësisë.  Kryeministri u shpreh i ‘zhgënjyer’ që sipas tij, presidenti Ilir Meta po punon kundër interesit të shqiptarëve për hapjen e negociatave. Rama foli edhe për amnistinë fiskale, nga e cila tha se përfitojnë vetëm qytetarët.

(f.g/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike amnistia fiskale edi rama seanca plenare 5 mars 2019 amnistia fiskale edi rama seanca plenare 5 mars 2019

Sondazh

Poll