Politike

Rama: Portën s’e hapim të bëjmë gola vetë, shqiptarët raca më politike në kontinent!

5 Mars 2020, 11:27 Nga DOSJA
Rama: Portën s’e hapim të bëjmë gola vetë,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se shqiptarët janë raca më politike në Kuvend. Rama foli për amnistinë dhe vijoi duke bërë analogji me atë që mund të thonë kundërshtarët e tij politikë. Kryeministri theksoi se shqiptarëve ‘nuk u ha qeni shkopin’.

“Dëgjova ca të shqetësuar. Jo po jo po ajo. Se hapim portën të bëjmë gola vetë. Bilancin do e bëjmë vitin e ardhshëm. Vitin e ardhshëm do të shohim kohën për të gjithë, për kohën që se përdorni për ata që ju jeni këtu. Ata, (shqiptarët), mund të jenë pa shkollë, të pavëmendshëm, gjithfarë, por ata janë nga pikëpamja politike, raca më politike e kontinentit. S’jua ha qeni shkopin dhe s’ka qen që ia tregon shkopin për flamur.“, u shpreh kryeministri.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë sot gjatë një seance plenare, ku u diskutua miratimi i paketës “Anti-KCK” dhe ligji për titujt e pronësisë.  Kryeministri u shpreh i ‘zhgënjyer’ që sipas tij, presidenti Ilir Meta po punon kundër interesit të shqiptarëve për hapjen e negociatave. Rama foli edhe për amnistinë fiskale, nga e cila tha se përfitojnë vetëm qytetarët.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seancë plenare 5 mars 2020 edi rama seancë plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll