Politike

“Kokëpalarë që ua nxjerrin pamjet pasi prisheni”, Murrizi komenton fotot e politikanëve me Hajrin: S’e votoj Anti-KÇK

5 Mars 2020, 10:11 Nga DOSJA
“Kokëpalarë që ua nxjerrin pamjet pasi prisheni”,

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar fotot e publikuara një ditë më parë ku Presidenti Ilir Meta shihej në të njëjtën tavolinë me Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin. Teksa mbajti fjalën në Kuvend, menjëherë pas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, Murrizi tha se nuk kishte ndërmend ta votonte aktin normativ të Anti-KÇK-së, pasi qeveria nuk ka nevojë për votat e Opozitës. Pasi komentoi aksionin e OFL-së dhe shtoi se vetëm para dy ditësh u vranë dy persona në Durrës, apo në Rrëshen ku u krye ekzekutimi i Kastriot Reçit me snajper, Murrizi tha se nuk ka aspak konsideratë për të ‘fortët e krimit’ që i quajti kokë palarë.

Çfarë bën kjo OFL-ja zoti ministër? Vetëm para dy ditësh u vranë dy persona në Durrës, në Rëshen u ekzekutua me snajper…dhe mos kujtoni se kam konsideratë për ata kokëpalarët që dalin në foto me ju. Se i nxirrni pasi prisheni. Jo më larg se dje, gazeta që paguhet nga ju apo mban krahun tuaj, gjatë gjithë kohës nxorri fotot e atij që u zgjodh këtu me duartrokitjet tuaja kur unë isha në çadër në protestë. Dhe sot e keni shpallur armik si Mehmet Shehun që thatë se vrau veten. Dhe nuk kam ndërmend ta votoj këtë akt, po ju s’keni nevojë për votat e opozitës,”– tha Murrizi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike muslim murrizi sander leshaj seancë plenare 5 mars 2020 muslim murrizi sander leshaj seancë plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 21:53

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka folur sot në lidhje me premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagës minimale, që në vitin 2012 do shkojë...