Politike

Meta pret homologun nga Bullgaria, Presidenti s’u përgjigjet akuzave të Ramës: S’dua të flas për gruan e Bilalit! Radev

5 Mars 2020, 11:20 Nga DOSJA
Meta pret homologun nga Bullgaria, Presidenti s’u përgjigjet akuzave

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një konferencë të përbashkët me homologun nga Bullgaria, Presidentin, Rumen Radev. Vetë Meta u shpreh se i është falenderues Bullgarisë për çdo ndihmë që i ka dhënë në lidhje me situatën e vështirë që kaloi Shqipëria gjatë tërmetit të 26-nëntorit. 

“Kemi një vizion të përbashkët euro-atlantik dhe këto marrëdhënie janë zhvilluar më tepër edhe gjatë dekadës apo viteve të fundit. Marrëdhëniet dy-palëshe janë ruajtur. Diksutuam mbi qëllimin dhe marrëdhëniet dy-palëshe mes dy popujve tanë, por edhe për ruajtjen e paqes mbi rajonin. Falenderoj për mbështetjen që na ka dhënë Bullgaria përgjatë rrugës tonë drejt Europës. Edhe sot, Bullgaria vazhdon të ejtë avokate e jona në rrugëtimit tonë në Europë. Arsyeja e ksaj vizite është pëikërisht tregimi i mbështetjes. Po kështu një temë mjaft e rëndësishme e një rëndësi kritike për të ardhmen e forcimit të marrëdhënieve tona mbi panin ekonomik dhe tregtar, është ajo që ka të bëjë me bashkimin e forcave. E falenderova përzemërsisht Radev për ndihmën e dhënë. Më kontributet e dhëna do t’i përballojmë më mirë fatkeqësitë natyrore që do të ndidhin në të ardhmen. Kem diskutuar edhe për fushën e arsimit, bashkëpunimit mbi fushën e sporteve dhe kulturës. Marrëdhëniet mes dy vendeve do të jenë edhe më të sukseshme dhe do të kenë rezultate më të prekshme se deri tani. Do t’ju uroj për festën kombëtare që do të kemi edhe mbrëmjen e sotme në Tiranë. I urojmë popullit bullgar, pasi u jemi mirënjohës dhe ju falenderojmë. Përzemërsisht për mesazhet dhe falenderimet tuaja,”– tha Meta.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev u shpreh se është mjaft i lumtur që do të jetë dëshmitar në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës.

Kjo vizitë zyrtare zhvillohet në një atmosferë pë rtë diskutuar gjithçka mes dy vendeve. Siç i oremtova edhe Presidentit Meta unë jam këtu për t’ju shprehur urimet em ia për rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Shqipëria kontribuoi shumë për ta kthyer Ballkanin në një kryeqendër të vëmendjes së Europës. Ne kuptojmë plotësisht që procesi i bisedimeve është shumë i ndërlikuar, por Bullgaria është këtu për t’ju mbështetur. Fqinjësia e mirë është një prej kritereve më të rëndësishme për vendimet e marra në vendin tonë. Ne do të jemi dëshmitar në marrjen e vendimit për vendin tuaj. Ne do t’ju përcjellim mbështetjen e vendit tonë dhe mes dy vendeve tona është një urë mjaft e rëndësishme që na lidh,”- tha Radev.

Meta u pyet edhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama nga senca e Kuvendit, për të cilat nuk preferoi të jepte një përgjigje teksa u shpreh se nuk dëshiron të flasë për ‘gruan e Bilalit’. Presidenti u pyet edhe për kallëzimin që ka bërë ndaj ministres së Drejtësisë,dhe  tha se i vjen keq për njerëzit që nuk e kanë respektuar asnjëherë Kushtetutën dhe janë reshtuar krah falsifikatorëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta pres presidneti bullgar rumen radev rumen radev ilir meta meta pres presidneti bullgar rumen radev rumen radev

Sondazh

Poll