Politike

Takimi me homologët/ Cakaj: Mbështetje absolute e Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë për hapjen e negociatave

5 Mars 2020, 11:18 Nga DOSJA
Takimi me homologët/ Cakaj: Mbështetje absolute e Polonisë,

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një mëngjes pune, në MEPJ, me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputowicz, Ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Antanas Linkevičius dhe Nënsekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, Märt Volmer.

Takimi u fokusua në çështje që lidhen me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, në të cilin mbështetja që japin këto vende, për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, është absolute.

Në konferencën për shtyp, të zhvilluar pas mëngjesit të punës, Cakaj u shpreh se forma e re e negociimit, i siguron vendet anëtare në përgjithësi dhe vendet skeptike në veçanti, se përparimi në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të kushtëzohet drejtpërdrejtë nga përparimi i prekshëm, reformat e thella dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Gjithashtu, Kryediplomati  në fjalën e tij theksoi : “Shqipëria, natyrisht, mirëpret metodologjinë e re duke vlerësuar nevojën e rritjes së besueshmërisë së BE-së në Ballkanin Perëndimor.”

Sa i përket raportit të progresit, i cili u publikua menjëherë pas metodologjisë së re, Cakaj bëri me dije se Komisioni Evropian ka rekomanduar çeljen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bazuar në meritat madhore të Shqipërisë.

“Raporti nënvizon se Shqipëria është rast shembullor i veprimit në përputhje absolute me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian.”– cilësoi Cakaj.

Për më tepër, Cakaj shprehu angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për të përkthyer vlerësimin teknik të Komisionit në vullnet politik të Këshillit, nëpërmjet një pune të strukturuar e intensive. Në përfundim të fjalës, Ministri në detyrë Cakaj  i shprehu mirënjohjen Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, edhe për mbështetjen e pakursyer teknike e institucionale, për të rritur kapacitetet institucionale e profesionale të Shqipërisë në procesin e integrimit.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edgars rinkēvičs gent cakaj hapja e negociatave jacek czaputowicz linas antanas linkevičius märt volmer edgars rinkēvičs gent cakaj hapja e negociatave jacek czaputowicz linas antanas linkevičius märt volmer

Sondazh

Poll