Politike

“Karvanë qorrash, Presidenti e avokati mbrojnë kriminelët”, Rama me tone të forta për Anti-KÇK-në: Horrat me kostum e

5 Mars 2020, 10:43 Nga DOSJA
“Karvanë qorrash, Presidenti e avokati mbrojnë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se paketa Anti-KÇK është fytyra e vërtetë e qeverisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se ky akt normativ është kundër atyre që kryeministri i quan ‘horra me kostum’, kundër atyre që kanë përdhunuar e vrarë vazja dhe kundër atyre që kanë vrarë baballarë duke lënë fëmijë jetimë. Rama u shpreh se të gjithë ata që i dalin kundër si Presidenti Ilir Meta apo Avokati i Popullit, janë në mbrojtje të kriminelëve dhe u ‘qan zemra’ për ta.

“Anti-KÇK-ja është fytyra jonë, pamja e qeverisë tonë. Është kundër horrave me kostum. Anti-KÇK-ja po bëhet për ato nëna që kanë parë vajzat e tyre të përdhunuara. Për ata fëmijë jetimë sepse baballarët ua kanë vrarë. Unë nuk jam i befasuar nga gjithë përkrahja e befasishme që ka gjetur as më shumë e as më pak, elita e tejskajshme. Për këta të shkretët që sa kanë vrarë e kanë përdhunuar, e kanë vjedhur. Dhe sot këta të shkretët po na dhunohen. Po turp nuk iu vjen këtyre njerëzve që kanë një mikrofon dhe kanë mundësinë të dalin në ekran dhe jeni bërë karvan qorrash. Nga Presidenti e deri tek Avokati i Popullit u dalin në krah kriminelëve. Janë gjynah, duhen marrë në mbrojtje sepse kërcënohen nga qeveria, nga Ministria e Drejtësië. E dini ju çfarë është 41 bis? Është regjimi i izolimit të kriminelëve mafiozë që sollën telashe të mëdha. Ndërkohë mbrohen demonët, ata që janë të dhunaur, të dënuar nga Gjykata jo të dyshuar nga Policia. Dhe ju të gjithë nuk dini çfarë flisni. E kam me të gjithë ata që flasin me këtë punë, kur flasin për shtet policor, janë të dënuar, jo të dyshuar. Nga vijnë këto pasuri? Si mundet që të arrihet në këtë absurd, që të konsiderohet kapje e shtetit, fakti që akti normativ, ligji social i imponon ministrit të Brendshëm që të ulet në tryezën e bashkërendimit të gjithë këtij operacioni,”- u shpreh Rama.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë sot gjatë një seance plenare, ku u diskutua miratimi i paketës “Anti-KCK” dhe ligji për titujt e pronësisë.  Kryeministri u shpreh i ‘zhgënjyer’ që sipas tij, presidenti Ilir Meta po punon kundër interesit të shqiptarëve për hapjen e negociatave. Rama foli edhe për amnistinë fiskale, nga e cila tha se përfitojnë vetëm qytetarët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seancë plenare 5 mars 2020 edi rama seancë plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 21:53

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka folur sot në lidhje me premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagës minimale, që në vitin 2012 do shkojë...