Politike

“Shtet pashallëku”/ Ralf Gjoni i drejtohet Ramës: Përse nuk e sillni KÇK-në në Kuvend si akt normativ, po si ligj?

5 Mars 2020, 11:37 Nga DOSJA
“Shtet pashallëku”/ Ralf Gjoni i drejtohet Ramës:

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, deputeti Ralf Gjoni i është drejtuar kryeminsitri Edi Rama, lidhur me KÇK, duke i thënë përse nuk e sjell në në Kuvend si akt normative po si ligj. Sipas Ralf Gjonit ky është një shtet kryeministror.

“Ky është shtet kryeministror, që do të thotë pashallëk. Kam një pyetje për ju, ky ligj është i pa certifikuar nga fajkori ndërkombëtar, as nga SHBA. Pse nuk e sillni si akt normativ, po e sillni si ligj. Juristët poi u gënjejnë zoti Rama dhe poi iu fusin në qorr sokak”, shprehet Gjoni.

Me tone të ashpra është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku është diskutuar akti normativ anti-KÇK, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 31 janar të këtij viti. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë seancë, qenë i ashpër me presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po punon kundër interesit të Shqipërisë përsa i përket integrimit dhe Reformës në Drejtësi. Në të njëjtin krah, Rama rreshtoi edhe Opozitën. Kryeministri u shpreh se ky ligj është kundër atyre që kanë përdhunuar gra e vajza deri më sot e pë rata që i kanë zhvatur shqiptarët.

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ralf gjoni seancë plenare 5 mars 2020 edi rama ralf gjoni seancë plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll