Aktualitet

Policia godet rrjetin e falsifikatorëve, arrestohen 13 persona, grupi kishte krijuar laborator (EMRAT)

5 Mars 2020, 09:20 Nga DOSJA
Policia godet rrjetin e falsifikatorëve, arrestohen 13 persona, grupi

TIRANË- Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku është goditur një grup që falsifikonin dokumente. Grupi kishte krijuar një laborator ku krijonte dokumentet false, kryesisht karta identiteti dhe pasaporta, por edhe letra me vlerë.

Dosja.al mëson se janë arrestuar në total 13 persona, emrat e disa prej të cilëve janë: Artor Tahiri, Pajtim Baruti, Vesel Serjani, Agron Hoxha, Henri Kurti, Myslym Hysko dhe Valbona Babeni. Hetimi për zbulimin e këtij grupi ka nisur disa javë më parë, por vetëm dje, janë ekzekutuar urdhër-arrestet e firmosura nga Gjykata.

Grupi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli.

NJOFTIMI I PLOTE:

Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së. Operacioni policor i koduar “Laboratori”, i ndjekur prej 1 viti, me metoda speciale të hetimit. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen në flagrancë 6 persona. Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të operacionit janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë. Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara. Pas një hetimi njëvjeçar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tinarë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Laboratori”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. Sh., 56 vjeç, A. H., 64 vjeç, M. H., 56 vjeç, V. B., 57 vjeçe, E. H. 29 vjeç, banues në Tiranë dhe H. K., 63 vjeç, banues në Lezhë.

Po gjatë kohës së ndjekjes së operacionit janë arrestuar më parë edhe shtetasit A. T., E. S., V. S., E. R., P. B. dhe Th. T.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli. Në cilësinë e provës u sekuestruan një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili funksiononte në banesën e dytë të shtetasit L. SH.

Gjithashtu u sekuestrua një automjet dhe 11 aparate celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron hoxha artor tahiri goditet grupi i falsifikatoreve henri kuti myslym hysko operacioni agron hoxha artor tahiri goditet grupi i falsifikatoreve henri kuti myslym hysko operacioni

Sondazh

Poll