Aktualitet

“Është shtatzënë, nxënësja është shtatzënë”/ Drejtoresha e DAR ‘shpërthen’ para kamerës, pas helmimit masiv

5 Mars 2020, 08:48 Nga DOSJA
“Është shtatzënë, nxënësja është

Fier- Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Fierit, Yllka Beci ka dhënë një tjetër version për rastin urgjent të nxënëses që u dyshua për helmim. Pasi shkoi me urgjencë në ambientet e shkollës, ajo nuk ngurroi ta shprehte versionin e saj përpara kamerave.

“Të lutem a mund të të të them diçka pa kamera ty, si nënë dhe si grua? A mund të të them diçka? Me kamera do ta them, vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Çfarë ka mo? Po është shtatzënë. ”, u shpreh drejtoresha, duke tentuar të hedhë poshtë versionin e helmimit të tretë brenda 1 jave në shkollën e mesme të qytetit.

Informacioni konfidencial u dha nga drejtoresha për mediat, pas një debati që pati me prindërit, që ishin mbledhur sërish të shqetësuar pas njoftimit për helmimin e vajzës.

Një helmim masiv u përsërit një ditë më parë në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës u dërguan me shenja të rënda helmimi në spital, pasi u ndjenë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle. Për këtë ngjarje, Policia ka proceduar  2 të rinj, nga 15-vjeç.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmim masiv ne fier yllka beci helmim masiv ne fier yllka beci

Sondazh

Poll