Aktualitet

Përplasje në Astir/ Banori iu kthehet policëve: Jeni shërbëtorët e hajdutave, më shkatërruat jetën, më keni vënë lak

5 Mars 2020, 07:21 Nga DOSJA
Përplasje në Astir/ Banori iu kthehet policëve: Jeni

Tiranë- Banorët e Astirit janë revoltuar pasi Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit sot ka nisur aksionin për shembjen e 30 banesave të tjera në këtë zonë. Një nga banorët ka deklaruar se shteti po iu prish shtëpitë dhe po ju shkatërron jetën. Ai i ka quajtur efektivët e policisë shërbëtorët e hajdutave (qeveritarëve).

“Ja ku jemi këtu, le të vijnë të na vrasin. Mbaje mend do ta paguash. 4 fëmijët  e vegjël i kam prej jush në Gjermnai, shërbërtorët e hajdutave, na prishët shtëpitë. Na shkatërruar jetën, na shkatërruar familjen. Çfarë ke më shumë se unë ti mor shoku? Vetëm uniformën e shtetit ke, asgjë më shumë. Ma ke vënë lakun në fyt ore, çfarë ka Siria më shumë.”, u shpreh një prej banorëve.

Inspektoriati Kombëtari i Mbrojtjes së Territorit, Forcat e Rendit dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, ku ka nisur aksioni për shembjen e  30 ndërtesave, në kuadër të projektit për vijimin e punimeve në “Unazën e Re”, në lotin e dytë.Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja dhe automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin. Ndërkohë banorët kundërshtojnë shembjen e godinave.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nis shembja e 30 objekteve në astir nis shembja e 30 objekteve në astir

Sondazh

Poll