Aktualitet

I dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për drogë, arrestohet 24-vjeçari nga Lezha (Emri)

5 Mars 2020, 07:45 Nga DOSJA
I dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për drogë, arrestohet

LEZHË– Një 24-vjeçar i identifikuar si Martin Stenaj është vënë në pranga nga Policia e Lezhës. Sipas njoftimit zyrtar 24-vjeçari,banues në Torovicë, Lezhë, është arrestuar pasi rezulton i dënuar me tre vite e katër muaj burg për trafik të lëndëve narkotike. Ky vendim është dhënë nga Gjykata e Shkodrës, në vitin 2018.

Që prej muajit prill të vitit 2018, Stenaj rezultonte i shpallur në kërkim.

Njoftim i policisë Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë. Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia e Lezhës, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin e goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në fshatin Torovicë, Lezhë, të kapet dhe ndalohet shtetasi:

Martin Stenaj, 24 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në prill të vitit 2018, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24 vjecari lezhe martin stenaj arrestohet 24 vjecari lezhe martin stenaj

Sondazh

Poll