Aktualitet

Shkarkohet Ardit Mustafaj, kryesuesi i trupës së dosjes së ish-ministrit Tahiri, ngec në rrjetën e Vettingut

5 Mars 2020, 09:14 Nga DOSJA
Shkarkohet Ardit Mustafaj, kryesuesi i trupës së dosjes së

TIRANË– Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Ardit Mustafaj, ka ngecur në rrjetën e Vettingut. Pas hetimeve në tri shtyllat, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të shkarkojë Mustafajn. Sipas KPK-së, Mustafaj rezultoi se kishte probleme me pasurinë, ndërsa në dy shtyllat e tjera ishte i pastër.

Por kush është Ardit Mustafaj?

Mustafaj ishte kryesuesi i trupës së dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ishte edhe një nga tre gjyqtarët që vendosi për “Eskobarin e Ballkanit”, Klement Balili. Por mbi Mustafajn, është një tjetër çështje më e bujshme që e ka identifikuar në publik. Bëhet fjalë për vendimin që i dha lirinë Arben Frrokut, i dënuar tashmë si vrasësi i komisarit Dritan Lamaj. Ardit Mustafaj, Dritan Hallunaj, Klodian Kurushi, Fran Prendi, dhe Liliana Baku ishin 5 gjyqtarët që e shpallën të pafajshëm Frrokun, lanë pa autor vrasjen e Dëshmorit të Atdheut dhe i dhanë atij mundësinë të arratisej jashtë Shqipërisë. Ende dhe sot nuk ka një përgjigjie për publikun shqiptar, sesi u mor ai vendim që u cilësua skandaloz. Vendimi u mor në vitin 2015, dhe ende sot, Arben Frroku nuk ka vuajtur dënimin që i takon.

Por më herët, gjyqtari Ardit Mustafaj ka rënë pre edhe e një kërcënimi. Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 9 shtator 2012, ku poshtë derës së apartamentit të gjyqtarit Ardit Mustafaj është hedhur një letër kërcënuese. Letra është hedhur pikërisht, në të njëjtën ditë, kur një vit më parë, (9 shtator 2011) u ekzekutua gjyqtari i Gjykatës së Vlorës Skerdilajd Konomi. Në të ishte shkruar “… Tërhiqu nga çështja sa nuk është vonë, mos u bëj palë me të tjerët por tërhiqu…” .

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardit mustafaj shkarkohet ardit mustafaj ardit mustafaj shkarkohet ardit mustafaj

Sondazh

Poll