Aktualitet

Shkarkohet kryegjyqtari i Vlorës Skënder Haluçi, nuk justifikoi pasurinë

5 Mars 2020, 08:45 Nga DOSJA
Shkarkohet kryegjyqtari i Vlorës Skënder Haluçi, nuk justifikoi

TIRANË– Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci është shkarkuar dhe nuk ka mundur të kalojë shkallën e parë të Vettingut. Mësohet se arsyeja e shkarkimit të Halucit ka qenë mos-justifikimi i pasurisë së kryegjyqtarit. Pritet që Haluci të vendosë nëse do ta ankimojë këtë vendim për në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Haluci doli para KPK-së më datë 3 mars. Sipas trupës gjykuese, Haluci është bërë pronar në vitin 2015 i një toke në Sauk, prej 1400 meta katrorë, ku ka ndërtuar një shtëpi pa leje, e cila ende nuk ka përfunduar procesin e legalizimit. Gjithashtu, kjo pronë nuk përkon me deklarimet e kryegjyqtarit të Vlorës, i cili drejton togat e zeza të këtij qyteti që në vitin 2010.

Ndërkohë, megjithëse aktivitetin kryesor të punës e ka në Vlorë, gjyqtari ka përveç shtëpisë në Sauk, edhe një apartament në Tiranë, të blerë më lirë nga sa e ka blerë edhe vetë pronari i banesës. Probleme kanë dalë edhe për automjetin e tij tip “Benz”, me vlerë 400 mijë lekë, ku si burim për blerjen është paga. Por, KPK nuk është bindur duke theksuar se bilanci është negativ.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkarkohet sknder haluci skender haluci shkarkohet sknder haluci skender haluci

Sondazh

Poll