Aktualitet

Tensione në shkollën “Janaq Kilica” në Fier/ Një nxënëse niset në spital, prindërit tentojnë të futen brenda godin

5 Mars 2020, 08:06 Nga DOSJA
Tensione në shkollën “Janaq Kilica” në Fier/ Një

Fier- Tensione në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.Ditën e sotme një tjetër nxënëse është  nisur me urgjencë në spitalin e Fierit, ndërsa disa nxënës të tjerë kanë shfaqur probleme shëndetësore. Dyshohet se vajza është helmuar. Prindërit e nxënësve kanë tentuar të futen në ambientet e shkollës për të parë gjendjen e fëmijëve të tyre, por nuk janë lejuar nga Policia. Ata kanë debatuar ashpër me mësuesit dhe drejtoreshën e shkollës, të cilët kanë nisur sot procesin mësimor pa dalë përgjigja e analizës për helmimin e djeshëm.

Një helmim masivu përsërit një ditë më parë në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës u dërguan me shenja të rënda helmimi në spital, pasi u ndjenë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle. Për këtë ngjarje Policia ka proceduar dy 15-vjeçarë

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmim masiv ne fier helmim masiv ne fier

Sondazh

Poll