Aktualitet

Koronavirusi në Itali/ 107 viktima dhe 3089 të infektuar, shkolla dhe universitete të mbyllura, rregullat e forta për 1 muaj

5 Mars 2020, 07:25 Nga DOSJA
Koronavirusi në Itali/ 107 viktima dhe 3089 të infektuar, shkolla dhe

ITALI– Nga dita e djeshme ku numri kombëtar i viktimave në Itali ishte 79, në 24 orët e fundit është rritur me 28 raste të reja duke e çuar numrin e viktimave në  107. Ndërsa të prekur në të gjithë territorin italian janë regjistruar rreth 3089 njerëz, një shifër kjo tepër e lartë, krahasuar me një ditë më parë ku ishin vetëm 2200 të infektuar.

Kujtojmë që në mbledhjen e ditës së djeshme sa i përket koronavirusit, mes kryeminsitrit Conte dhe Komitetit Qendror u morën disa rregulla të reja për të ndihmuar në shmangien e koronavirusit.

Masat janë shumë bazike për këdo që dëshiron të mbrojë shëndetin nga ky virus vdekjeprurës:  Distancë sigurie 1 metër nga njëri -tjetri, jo përshëndetje duke takuar duart, ndalohen puthjet dhe përqafimet, ‘ndalim qarkullimi’ për të moshuarit mbi 65 vjeç, eventet sportive të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Gjithashtu nga dita e sotme, eventet sportive do të zhvillohen me dyer të mbyllura  në Itali, shkollat dhe universitetet janë mbyllur të paktën deri më 15 mars.

Ndërsa së fundmi kryeministri Conte përmes një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje të gjithë popullit italian që të mos dorëzohet e të bashkëpunojë me qeverinë  për të shmangur sa më shumë koronavirusin që po përhapet me ritme të shpejta.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet conte koronavirusi ne itali rregullat e reja per koronavirusin conte koronavirusi ne itali rregullat e reja per koronavirusin

Sondazh

Poll