Aktualitet

Dogjën mbetje në një gropë gëlqereje dhe ndotën mjedisin, arrestohen dy persona në Krujë, procedohet një tjetër

5 Mars 2020, 09:07 Nga DOSJA
Dogjën mbetje në një gropë gëlqereje dhe ndotën

KRUJË-Policia e Krujës ka arrestuar dy persona, si dhe  ka proceduar një tjetër pasi akuzohen për ndotje të ajrit. Të tre këta shtetas, sipas njoftimit të policisë, në një gropë gëlqereje po digjnin mbetje të ndryshme, duke shkaktuar tym e gazra dhe arome të rëndë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë

Vijon puna për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që kryejnë ndotje të ajrit, me pasoja për shëndetin e qytetarëve. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sh. T., 57 vjeç dhe S. Z., 65 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. Sh., 45 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas, më datë 04.03.2020, në Krastë, Krujë, në një gropë gëlqereje po digjnin mbetje të ndryshme, duke shkaktuar tym e gazra dhe arome të rëndë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona kruje ndotje e ajrit arrestohen dy persona kruje ndotje e ajrit

Sondazh

Poll