Aktualitet

Helmohet një tjetër nxënëse në gjimnazin e Fierit, drejtoresha e DAR bën gafën e “lë me barrë” nxënësen. Prinderi

5 Mars 2020, 08:01 Nga DOSJA
Helmohet një tjetër nxënëse në gjimnazin e Fierit,

FIER- Kaos në gjimnazin “Janaq Kilica”në Fier. Ditën e sotme u nis me urgjencë drejt spitalit të Fierit një tjetër nxënëse pasi shfaqi probleme shëndetësore. Fillimisht u raportuar se vajza ishte helmuar, por drejtoresha e Spitalit të Fierit, Nevila Shuke deklaroi se vajza kishte vetëm gjendje ankthi. Ndërsa drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Fierit, Yllka Beci dha një tjetër version për rastin urgjent, pasi u shpreh se vajza pati probleme ngaqë është shtatzënë. Kjo deklaratë e Becit është mohuar nga prindërit e vajzës.

Por mohimi i kësaj deklarate është bërë pak minuta më vonë dhe nga vetë Beci, e cila u shpreh se kishte bërë gabim sepse ishte ndjerë në presion dhe nga kamerat. Po ashtu dhe nga Zyra Arsimore Fier u bë një deklaratë, në të cilën shkruhej se drejtoresha Beçi e kishte fjalën për mesuesen dhe jo për nxënësen.

Ndërkohë në këtë shkollë pati edhe përplasje mes prindërve dhe drejtoreshës së DAR. Prindërit tentuan të futeshin në ambientet e shkollës, por u lejuan nga Policia. Ata hodhën akzua ndaj mësuesve dhe drejtoreshës së DAR, Yllka Becit, pas marrjes së vendimit që të niste sërish procesi mësimor në shkollë, pa dalë ende përgjigja e analizave të helmimit masiv, që ndodhi një ditë më parë. Për ngjarjen e djeshme, Policia ka proceduar dy 15-vjeçarë. Sipas njoftimit zyrtar, A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç akuzohen për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Një helmim masiv u përsërit një ditë më parë në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës u dërguan me shenja të rënda helmimi në spital, pasi u ndjenë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle.

(f.m/j.v/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier helmim masiv ne fier procedohen dy nxenes yllka beci fier helmim masiv ne fier procedohen dy nxenes yllka beci

Sondazh

Poll