Aktualitet

Koronavirusi/ Kryeministri Conte i drejtohet popullit italian: Nuk dorëzohemi, një sfidë që kërkon impenjimin e të gjithë

5 Mars 2020, 07:09 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Kryeministri Conte i drejtohet popullit italian: Nuk

ITALI– Ditën e djeshme kryeministri italian, Giuseppe  Conte njoftoi mbylljen e shkollave  dhe universiteteve në Itali deri në datën 15 mars. Ndërkohë menjëherë pas këtij  lajmi kryeministri Conte ka publikuar në rrjetet sociale një videomesazh për të gjithë popullin italian.

Conte shprehet me vetëbesim se pavarësisht që vendi ndodhet në emergjencë kombëtare, ai ka thënë se jemi të fortë e nuk do të dorëzohemi.

Postimi i plotë i Kryeministrit Conte:

Nuk është hera e parë që ndodhemi përballë një emergjence kombëtare, por ne jemi një vend i fortë që nuk dorëzohemi është në AND-në tonë. Sfida për të ndaluar koronavirusin, nuk ka ngjyrë politike e duhet të thërrasë vëmëndjen e të gjithë kombit. Është një sfidë që kërkon impenjimin e të gjithëve. Por nëse do e kemi të domosdoshme, do t’i kërkojmë Bashkimit Europian fleksibilitet në bilanc, për të mbështetur familjet e sipërmarrjet italiane. Bashkimi Europian, duhet të na mbështesë. Jemi të gjithë në një barkë. Kush ka timonin i duhet të tregojë rrugën e për t’ja dalë duhet të impenjohemi të gjithë.- u shpreh Conte.

Koronavirusi ka marrë 107 jetë njerëzish në Itali dhe ka infektuar rreth 3089 persona në 20 rajone, nga 21 që ka e gjithë Italia.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 107 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA  gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll