Politike

“2 marsi”/ Një ditë më vonë Meta takon Bashën në Presidencë, kryedemokrati 1 orë ‘kokë më kokë’ me kreun e sh

3 Mars 2020, 18:48 Nga DOSJA
“2 marsi”/ Një ditë më vonë Meta takon

TIRANË– Një ditë pas manifestimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, presidenti Ilir Meta është takuar në zyrën e tij me kryedemokratin Lulzim Basha.

Mësohet se kreu i PD-së Basha ka qëndruar thuajse një orë në zyrën e Metës dhe më pas është larguar brenda pak minutave. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se kryefjalë e takimit ka qënë manifestimi i djeshëm i organizuar nga kreu i shtetit dhe për hapat që do të ndërmerren më pas nga palët në ditët në vijim. 

Pas takimit që zgjati rreth 60 minuta, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, Basha është futur në makinën e tij dhe është larguar nga Presidenca.

 

Nuk dihet se kush e ka kërkuar takimin midis tyre, ndërsa as nga ana e institucionit të kreut të shtetit dhe as nga zyra e PD-së nuk janë lajmëruar mediat dhe as nuk është dhënë detaje lidhur me këtë çështje.

Ditën e djeshme Ilir Meta zhvilloi për dy orë manifestimin, që siç tha ai është nisja për shpartallimin e grushtit të shtetit. Në tubimin e 2 marsit, Meta firmosi para sovranit dekretin e tij të parë për rrëzimin e marrjes së kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke i thënë kohë maxhorancës deri më 15 mars për të kaluar ligjin për Reformën Elektorale. Ndryshe sipas Metës, ai do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

Gjithashtu gjatë fjalës para qytetarëve Meta mori në dorë dhe një flamur amerikan, e ky gjest ngjalli debate. Pas përfundimit të manifestimit reagoi ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shprehu habinë pse u valë vit flamuri i vendit të saj në atë që ajo e quajti protestë. Meta i pyetur për këtë deklaratë tha se nuk kishte asnjë koment.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha manifestimi i metes takimi meta basha ilir meta lulzim basha manifestimi i metes takimi meta basha

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2020, 16:38

THUMANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për banesat dhe qendrën e re që do të ndërtohet në Thumanë, e cila ishte një nga zonat më të prekura...