Politike

Zyrtari i lartë në dosjen e Çilit, PD shigjeton Sokol Sadushin, gjyqtari: Nuk jam unë, takimin ta sqarojë Prokuroria

3 Mars 2020, 18:09 Nga DOSJA
Zyrtari i lartë në dosjen e Çilit, PD shigjeton Sokol Sadushin,

TIRANËPartia Demokratike ka shigjetuar gjyqtarin Sokol Sadushi si zyrtarin e lartë që është përfshirë në dosjen “Mezhgorani”, i cili kishte premtuar favore të paligjshme, konkretisht në lirimin e dy vëllezërve Aliko që janë në burg për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha. Në një reagim zyrtar, PD-ja shkruan se meqë Ardian Dvorani nuk është zyrtari i lartë, emri i të cilit nuk zbulohet as nga policia dhe as nga Prokuroria, atëherë Sokol Sadushi duhet të japë sqarime për pozicionin e tij.

Ardian Dvorani deklaroi një ditë më parë se nuk është ai personi që prokuroria e identifikon në dosjen penale si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë, që ka premtuar favore të paligjshme për një dosje në Gjykatën e Lartë. Në mungesë të zbulimit të emrit nga policia dhe prokuroria, që vazhdojnë të punojnë me dy standarde, Sokol Sadushi duhet t’i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij.  Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë. Si kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i tij pritet të ndodhë në mars, kohë në të cilën, sipas prokurorisë, drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë do të kryente takimin e rradhës për favorin e paligjshëm.  Është koha që Sokol Sadushi të flasë! Heshtja nuk e ndihmon dot gjatë!”- shprehet PD-ja. 

Dosja “Mezhgorani” tashmë është në duart e SPAK, pasi pas dhënies së masave, Gjykata e Përmetit shpalli mos kompetencë. Gjykata e Përmetit dha masën “në detyrim paraqitje” për Henri Çilin, Bekim Shkupin, të cilët u vu në prangat e policisë gjatë operacionit “Mezhgorani”.  “Detyrim paraqitje” u dha edhe për dhjetë persona të tjerë, mes tyre noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço. Në burg u lanë 16 persona, ndërsa tashmë dosja është në duart e SPAK. 

Por pse u bë operacioni “Mezhgorani”, dhe cilat ishin akuzat?

Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë. Një ditë më parë gjatë seancës gjyqësore, Çili është shprehur para gjyqtarit se përgjimet e publikuara si provë në Gjykatë janë të vërteta dhe janë bërë në studion e tij ligjore, të cilën e përdor për ndërmjetësim, dhe bisedat janë bërë Brenda natyrës së punës. Ndërsa për kunatin, Çili është shprehur se ai duhet të mbajë vetë përgjegjësi për shkeljet e veta ligjore, nëse ka bërë. Gazmir (Enri) Ajdinaj, kunati i Çilit është arrestuar dhe është lënë në burg disa ditë më parë, pasi gjatë kontrollit iu gjet eksploziv.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani partia demokratike sokol saduhsi ardian dvorani partia demokratike sokol saduhsi

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2020, 16:38

THUMANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për banesat dhe qendrën e re që do të ndërtohet në Thumanë, e cila ishte një nga zonat më të prekura...