Politike

‘Më quan ‘barbon’ me mesazhe’/ Kujtim Gjuzi sqaron sherret me gruan për pasurinë: I kam ngritur zërin, donte t’ja

3 Mars 2020, 18:13 Nga DOSJA
‘Më quan ‘barbon’ me mesazhe’/ Kujtim Gjuzi sqaron

TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka folur për herë të parë lidhur me lajmin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në një process divorci, dhe djalit të tij të mitur.

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Kujtim Gjuzi u shpreh se në 17 vite martesë, ai i ka dhuruar bashkëshortes vetëm trëndafila dhe në asnjë moment nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në fjalën e tij, Gjuzi ka treguar se gruaja i kishte kërkuar që t’i kalonte të gjitha pronat djalit por ai nuk kishte pranuar pasi është babai edhe i tre vajzave.

“Në 17 vite, i kam dhuruar vetëm trëndafila, dhe nuk ka asnjë rast që unë e kam dhunuar. Jetoj në një banesë me qera, edhe pse kemi tre banesa të blera. Nuk mund t’i thuash bashkëshortit që jepja të gjtha banesat djalit se unë kam edhe tre vajza të tjera. Vajzat e mia heshtin lidhur me ngjarjen,”-tha deputeti.

PJESË NGA EMISIONI:

KUJTIM GJUZI: Gjyqtarë të korruptuar, pa fakte dhe prova. Unë kam dorëzuar që djali im mban në dorë telefonin tim që kushton 600 euro dhe një laptop. Kontakti i fundit me djalin ka qënë në shtator gjatë takimit me psikologen. Ky konflikt është stisur nga kunata ime. Nuk është marrë ende një vendim për t’u ndarë nga bashkëshortja. Unë e dua familjen, normalisht djalit tim nuk ia ndryshon dot askush mbiemrin. Në 17 vite, i kam dhuruar vetëm trëndafila, dhe nuk ka asnjë rast që unë e kam dhunuar.

Keni ushtruar ndonjëherë dhunë?

KUJTIM GJUZI: Nëse po, unë do thosha më fal. Nuk kërkoj falje për një gjë që nuk e kam bërë.

Padia është ngritur nga kunata?

KUJTIM GJUZI: Më 11 shkurt të vitit të kaluar fyem nga kunata në telefon. Nuk bëj ankesë sepse mendova se kunata do bëhej kuditë. Fyerjet tani i merr përsipër gruaja ime. Ka urdhër mbrojtje, por vjen nga divorci. Nuk ka prova tek dosja.

Djali si ka reaguar?

KUJTIM GJUZI: Është në ndikimin e nënës, ai është i rritur. Djali im është gjysmë-shkodran. Para 3-4 ditësh jemi takuar me psikologen. E vetmja gjë që mund të kem bërë është që kam ngritur zërin. Në vitin 2012, motra e gruas time, erdhi dhe hapi firmë paralele me atë që drejton zonja ime. Unë i thashë që është hapur firma. Dhe tani ajo nuk i flet motrës së saj që është në Gjermani. Unë i kam rritur 3 vajzat e mia vetëm. Nuk kam përdorur kurrë dhunë ndaj femrave, Nuk ia jap kollaj divorcin bashkëshortes.

Ku po qëndroni?

KUJTIM GJUZI: Jam në një banesë me qera, edhe pse kemi tre banesa të blera. Nuk mund t’i thuash bashkëshortit që jepja të gjtha banesat djalit se unë kam edhe tre vajza të tjera. Vajzat e mia heshtin lidhur me ngjarjen. Më kanë ardhur fyerje në celular, si mund të më quash mua “barbon”?

Pak ditë më parë u publikua lajmi se deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi kishte dhunuar ish-bashkëshorten dhe djalin. Në një komunikim me Dosja.al, Gjuzi ka hedhur poshtë këtë akuzë. Sipas tij, e gjitha është një pretendim nga ish-bashkëshortja, por që ed

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjuzi dhunon bashkeshorten kujtim gjuzi gjuzi dhunon bashkeshorten kujtim gjuzi

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2020, 16:38

THUMANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për banesat dhe qendrën e re që do të ndërtohet në Thumanë, e cila ishte një nga zonat më të prekura...