Politike

Ulsi Manja i përgjigjet Metës: Thuaje një fjalë! S’ia ka fajin Shqipëria as Lulit as Monikës, pse populli s’i

18 Mars 2019, 17:40 Nga DOSJA
Ulsi Manja i përgjigjet Metës: Thuaje një fjalë! S’ia

TIRANË- Pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta se nuk duhet përdorur ‘ndikimi rus’ për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës politike dhe kushtetuese në vend, (lexo këtu) ka reaguar edhe Partia Socialiste.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti socialist Ulsi Manja shprehet se mirë ka bërë që ka reaguar, ndërsa i bën thirrje që të flasë për ‘shitjen’ jashtë vendit si një krizë e Shqipërisë. Për Manjën kriza është në opozitë e jo tek e gjithë Shqipëria.

“Presidenti i Republikës paska reaguar sot në lidhje me situatën politike në vend dhe mirë ka bërë!

Shkaqet e kësaj krize të opozitës z.President janë disa.

Por eksportimi i saj jashtë vendit si krizë e Shqipërisë është një shkak i mjaftueshëm që ju ta thoni një gjysëm llafi!

Jo për gjë po s’ia ka fajin Shqipëria as Lulit e as Monikës pse shumica e popullit s’i sheh dot me sy”, shkruan Manja.

Nga ana tjetër kujtojmë se Meta u shpreh: “Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si anglo amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës, kushtetuese, morale, përfaqësimi, që janë të krijuara nga ne”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve ilir meta kriza politika ndikimi rus protesta e opozites ulsi manja djegia e mandateve ilir meta kriza politika ndikimi rus protesta e opozites ulsi manja

Sondazh

Poll