Politike

“Jam me shumë vonesë”/ Kuvendi mblidhet të enjten, Basha nuk ka ende një datë për protestën e radhës

18 Mars 2019, 14:49 Nga DOSJA
“Jam me shumë vonesë”/ Kuvendi mblidhet të enjten,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nuk ka pranuar të prononcohet për mediet pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, ndërsa interesit të gazetarëve për vijimin e aksionit opozitar i është përgjigjur duke thënë se është me shumë vonesë.

“Jam me shumë vonesë për në një aktivitet tjetër. Jam me shumë vonesë”, – u tha Basha në nxitim e sipër.

Më tej pas këmbënguljes së gazetarëve, Basha dha një prononcim para se të hynte në makinën e tij, ndërsa tha: “Protesta do të ketë pafund derisa të largohet kjo qeveri. Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi i kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative. Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”.

Nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar për protesta sa herë që do të ketë seancë plenare, rregull që u thye me seancën e së mërkurës së datës 13 mars, ku opozita nuk bëri protestë, ashtu siç ishte paralajmëruar, për shkak të protestës së 16 marsit. Nuk dihet nëse opozita do të organizojë sërish protestë më 21 mars, që është data e seancës së radhë.

(B.B/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jam me shumë vonesë kolegji i kryetarëve pd lulzim basha protesta e opozites jam me shumë vonesë kolegji i kryetarëve pd lulzim basha protesta e opozites

Sondazh

Poll