Politike

Thirrja e KQZ për skadimin e afatit, PS ‘korrekte’, dërgon listën e anëtarëve të KZAZ-ve

18 Mars 2019, 13:56 Nga DOSJA
Thirrja e KQZ për skadimin e afatit, PS ‘korrekte’, dërgon

TIRANË- Pas thirrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që partitë të dorëzonin listën e anëtarëve të KZAZ-ve brenda ditës së sotme, (lexo këtu) Partia Socialiste ka dorëzuar të gjithë emrat e saj.

Partia Socialiste, njëherësh maxhoranca qeverisëse e sotme, ka dorëzuar vetëm në ditën e fundit listën e komisionerëve të saj të të gjitha KZAZ-ve, ndërsa nga ana tjetër, opozita e bashkuar ende nuk ka marrë asnjë hap për dorëzimin e anëtarëve të saj, ndonëse sot është afati i fundit.

Opozita e bashkuar është shprehur e vendosur në kërkimin e zgjedhjeve të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër. Po ashtu krahas lënies së mandatit të deputetit, opzita nuk ka përjashtuar as edhe largimin nga qeverisja lokale.

Nga ana tjetër me përfundimin e afateve sot, KQZ, deklaron se nuk do të ketë mirëkuptim, por nuk thotë se çfarë do të ndodhë nëse opozita nuk i çon propozimet.

(A.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kqz kzaz lista e komisionereve zgjedhjet lokale 2019 kqz kzaz lista e komisionereve zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll