Politike

Vasili publikon videon: Si e baltoste Rama Shqipërinë për mediet e huaja

18 Mars 2019, 11:42 Nga DOSJA
Vasili publikon videon: Si e baltoste Rama Shqipërinë për mediet

TIRANË- Ish kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video të kryeministrit Rama, ku sipas Vasilit, hidhte baltë mbi Shqipërinë në kohën kur ai ishte në krye të opozitës.

Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Vasili shprehet se e vetmja gjë që mbetet,  është që ky Edi Rama të thotë që s’është ai në mënyrë që të qeshë gjithë dynjaja.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Shihni si Edi Rama baltoste ne anglisht Shqiperine.(video).

Edi Rama pak dite me pare ja cfare thoshte pa ju dridhur qerpiku:

“Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj”.

Shiheni vete videon se si villte anglisht ne Al Jazeera po ky individ,kur ishte ne opozite.

Video flet shume qarte.

E vetmja gje qe mbetet eshte qe ky Edi Rama te thote qe s’eshte ai ne menyre qe te qeshe gjithe dynjaja.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama petrit vasili edi rama petrit vasili

Sondazh

Poll