Politike

Shehaj akuza Gjiknurit: Bashkëpunoi me kriminelët për të blerë votat, sot Rama e shpërbleu me tjetër post

18 Mars 2019, 17:16 Nga DOSJA
Shehaj akuza Gjiknurit: Bashkëpunoi me kriminelët për të

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, me anë të një poostimi në rrjetet sociale akuzon ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri për bashkëpunim me kriminelët për të blerë votat në zgjedhjet e 2017-ës.

Sipas tij, ndonëse ai duhet të ishte në burg, “sot Rama e shpërbleu me drejtimin e “reformës elektorale” të PS-së”. Duke ironizuar më tej Shehaj shprehet se kjo ka ndodhur për shkak se Ramës i duhet ‘ekspertiza dhe përvoja e tij në bashkëpunim me krimin’.

Postimi i plotë:

Damian Gjiknuri bashkë me kriminelët bleu votat në Peshkopi, dhe sot Rama e shpërbleu me drejtimin e “reformës elektorale” të PS-së. Ai duhet të ishte në burg, por Edi Ramës i duhet ekspertiza dhe përvoja e tij në bashkëpunim me krimin.
Ditët e fundit, ky politikan i degraduar nga korrupsioni po bën fushatë në Vlorë së bashku Afrim Qendron e DH Albania, një tjetër personazh i errët që duhet të ishte në burg, por që Rama e ka ngarkuar edhe atë me misionin e vjedhjes së votave.
Rruga që ka zgjedhur opozita është e vetmja rrugë për të shpëtuar zgjedhjet nga Edi Rama dhe kriminelët e tij në politikë dhe në rrugë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj damian gjiknuri fushata zgjedhore agron shehaj damian gjiknuri fushata zgjedhore

Sondazh

Poll