Politike

Socialistët i akuzuan për tritolin tek shtylla, PD: Propagandë e neveritshme, shpifje alla Griselda

18 Mars 2019, 15:59 Nga DOSJA
Socialistët i akuzuan për tritolin tek shtylla, PD: Propagandë e

TIRANË- Partia Demokratike reagon publikisht pas denoncimit të Elisa Spiropalit dhe Taulant Ballës se opozita ka dorë në vendosjen e tritolit tek shtylla e tensionit të lartë në Fushë-Krujë. Demokratët hedhin poshtë akuzat që i quajnë shpifje si ato të disa viteve më parë, se Griselda, gruaja e kryebashkiakut të Kavajës u mor peng. Më tej, PD thotë se qeveria ka në dorë që t’a zbardhë këtë ngjarje. 

Reagimi i plotë:

PD hedh poshtë me neveri shpifjen e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit se pas shpërthimit me tritol të shtyllave të tensionit të lartë qëndron PD dhe opozita.

Një shpifje e tillë tregon dëshpërimin e thellë të shefit të Taulantit dhe të Elisës, i cili e ka lidhur fatin me krimin dhe porositësit e tritolit. Nëse ai nuk ka dorë në këtë propagandë helmuese, Edi Rama, i cili ka kontroll të plotë mbi policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë, duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur tritolin në shtyllën e tensionit të lartë.

PD dënon me forcë këto shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës, që bëhen për të nxitur urrejtjen dhe për të rritur konfliktin në vend.

PD shpreh keqardhjen që PS ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Taulantit dhe Elisës. Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vendit.

Ditën e sotme, ministrja dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, denoncuan se opozita ka dorë në tritolin që iu vu shtyllës së tensionit të lartë në Fushë-Krujë. (Lexo ketu).

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali partia demokratike taulant balla tritol shtylles se tensionit ne lac elisa spiropali partia demokratike taulant balla tritol shtylles se tensionit ne lac

Sondazh

Poll