Politike

Bëri poezi tallëse për Gent Cakajn, shkarkohet nga puna Ylli Dylgjeri: Rama të lë pa bukë dhe pa Facebook

18 Mars 2019, 16:17 Nga DOSJA
Bëri poezi tallëse për Gent Cakajn, shkarkohet nga puna Ylli

TIRANË– Dy javë pasi bëri një poezi e cila u kthye hit në rrjetet sociale për ministrin e deleguar, Gent Cakaj, shkarkohet nga detyra Ylli Dylgjeri.

Dylgjeri, mbante postin e drejtorit tek Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP në Ministrinë e Financave, por nga sot jo më.

Pas një mbledhjeje të Komisionit është vendosur shkarkimi i tij, ndërkohë që ky i fundit, në një komunikim me Dosja.al e lidh shkarkimin me poezinë e tij tallëse për Gent Cakajn.

“Shkak u bë vjersha për Gent Cakën. Motivacioni: Bën humor në Facebook. As për humor, Rama nuk mban tek Cakajn. Poezinë e bëra gjatë kohës kur isha me leje të zakonshme që të mos harxhoja kohën e orarit zyrtar. Rama të lë pa bukë edhe pa Facebook. Megjithatë, do vijoj të bëj humor me miqtë e mi.”-është shprehur Dylgjeri.

Vargjet e poezisë për të cilat Dylgjeri pretendon se u shkarkua:

Vargje nga Samiti i Diasporës 2019
Atje ku lind Dielli,
Atje ku të pjell edhe gjeli,
Atje ku të shpëton kaka,
Atje reciton Gent Caka…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gafa e gent cakajt gent cakaj shkarkohet ylli dylgjeri gafa e gent cakajt gent cakaj shkarkohet ylli dylgjeri

Sondazh

Poll