Politike

Gjermania njësoj si SHBA e BE: Qeveria legjitime, debati bëhet në Parlament!

18 Mars 2019, 16:42 Nga DOSJA
Gjermania njësoj si SHBA e BE: Qeveria legjitime, debati bëhet në

TIRANË- Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzanne Schütz, ka reaguar lidhur me djegien e mandateve nga deputetët e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes socialiste për Integrim.

Me anë të një deklarate për mediet, Schütz shprehet se respekton vendimin e tyre, por sipas saj në demokraci, parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik. Ajo shrpehet se Gjermania do të vijojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale dhe me deputetët e Parlamentit.

“Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend”, deklaron ambasadorja Suzanne Schütz.

Deklarata e plotë:

Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma në drejtësi po ecën përpara në mënyrë të pandërprerë. Ajo është një sukses; ndaj procesit të reformave nuk ka alternativë, ai është i pakthyeshëm dhe unik në rajon.

E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale. Në këtë kontekst përpara duhet të çohet edhe ngritja e strukturës së SPAK-ut. Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore.

Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike. Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend.

Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadorja gjermane në tiranë djegia e mandateve do të bashkëpunojmë me qeverinë suzanne schütz ambasadorja gjermane në tiranë djegia e mandateve do të bashkëpunojmë me qeverinë suzanne schütz

Sondazh

Poll