Politike

Ndikimi rus/ Presidenti Meta i drejtohet qeverisë: Mos e katandisni si rrezikun anglo-amerikan

18 Mars 2019, 12:26 Nga DOSJA
Ndikimi rus/ Presidenti Meta i drejtohet qeverisë: Mos e katandisni si

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka komentuar sot deklaratat e shumicës, përfshirë edhe të kryeministrit Edi Rama, për ndikimin e Rusisë në nivel të administratës, por edhe për “luftën” e saj kundër integrimit të Ballkanit në BE.

Gjatë një prononcimi për mediat, lidhur me këtë çështje, Meta tha se nuk duhet përdorur ‘ndikimi rus’ për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës politike dhe kushtetuese në vend.

Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si anglo amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës, kushtetuese, morale, përfaqësimi, që janë të krijuara nga ne.

Presidenti Ilir Meta

Ndërkohë, pak ditë më parë vetë kreu i SHISH, Helidon Bendo është shprehur i shqetësuar për tentativat e Rusisë, lidhur rritjen e influencës në Shqipëri. (Lexo këtu)  ku theksoi se nga analizat e bëra gjatë vitit 2018, rezulton një  rritje e përpjekjeve nga Rusia për ta shtuar ndikimin në vendin tonë.

Por, kujtojmë se edhe kryeministri Rama i mëshoi idesë rreth infulencës ruse në Shqipëri, gjatë konferencës me homologun Zaev,(Lexo këtu)ku theksoi se:

Rusia nuk është një vend tifoz i BE dhe i zgjerimit të saj dhe natyrisht nuk mund të ketë tifozllik për asnjë vend të Ballkanit perëndimor dhe kjo nuk është sekret sepse tashmë dihet.

Kryeministri Edi Rama

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama helidon bendo ilir meta ndikimi rus ne ballkan edi rama helidon bendo ilir meta ndikimi rus ne ballkan

Sondazh

Poll