Aktualitet

Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Laç, reagon Ministria e Brendshme: Akt terrorist!

18 Mars 2019, 16:52 Nga DOSJA
Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Laç,

TIRANE-Ministria e Brendshme e konsideron “akt terrorist” sulmin me tritol ndaj një shtylle të tensionit të lartë në Fushë Krujë.(Lexo ketu). 

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, thotë se kjo ngjarje është e rrezikshme si një akt terrorist. Lamallari tha se uron që kjo ngjarje të mos ketë lidhje me politikën.

“Fatmirësisht nuk ka pasur banesa afër, pasi mund të sillte dëme në jetë njerëzore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen, si koha, motivet dhe autorët. Kjo vepër penale konsiderohet si terroriste dhe dënohet nga 15 deri në burg përjetë. Shpresojmë që kjo ngjarje mos ketë lidhje me politikën edhe pse gjuha që përdoret nxit dhe prodhon ngjarje të tilla”,-tha ai.

Ditën e sotme, ministrja dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, denoncuan se opozita ka dorë në tritolin që iu vu shtyllës së tensionit të lartë në Fushë-Krujë. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besfort lamallari tritol shtylles se tensionit ne lac besfort lamallari tritol shtylles se tensionit ne lac

Sondazh

Poll