Aktualitet

Masa e Gjykatës për “fajdexhinjtë e Shkodrës”, avokati: Operacioni fluskë sapuni, s’ka prova

18 Mars 2019, 15:24 Nga DOSJA
Masa e Gjykatës për “fajdexhinjtë e Shkodrës”,

SHKODËR- Pasi Gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 12 fajdexhinjtë, një reagim ka ardhur edhe nga avokati i tyre, Anton Kosteri. (Lexo këtu)

Kosteri shprehet se operacioni është një fluks sapuni dhe se nuk ka asnjë provë për fajde apo kërcënim të ish-prefektit Paulin Radovani, i cili nuk ndodhet as në Shqipëri.

Gjatë seancës së 16 Marsit, edhe vetë të arrestuarit pohuan se kishin dhënë para por borxh dhe jo për fajde.

“I kemi dhënë borxh për shkak të marrëdhënieve shoqërore dhe miqësive familjare djemëve të ish-prefektit. Gjithmonë me idenë se do të na ktheheshin pasi familja Radovani kishte biznese. Por jo fajde, në asnjë moment.”

Disa ditë më parë një operacion i policisë së Shkodrës u finalizua me arrestimin e 12 personave, mes tyre edhe Ilir Sokolin, një ish-drejtor i LSI. Policia sekuestroi 20 makina, qindra mijëra euro, 50 celularë dhe dokumente që grupi iu kishte marrë borxhlinjve.

Paulin Radovani, ish – prefektit të Shkodrës është larguar tashmë nga Shqipëria, i detyruar edhe nga kërcënimet që merrte nga grupi i fajdexhinjve ku dyshohet se kishte borxhe. Prokuroria e Shkodrës akuzon 22 persona si të përfshirë në një skemë gjobëveënie dhe dhëniesh para me fajde në shuma të mëdha financiare.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anton kosteri gjykata e shkodres goditet grupi i gjobvenesve ilir sokoli paulin radovani shkoder anton kosteri gjykata e shkodres goditet grupi i gjobvenesve ilir sokoli paulin radovani shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2019, 12:42

Të sfidosh protestën me varfërinë e Poliçanit!

Të shtunën, teksa në Tiranë protestohej, jo vetëm kundër kësaj qeverie, por edhe ndaj vetë sistemit, kryeministri Rama i gëzohej evokimit të kohëve të errëta, s...