Aktualitet

KQZ deklaron fillimin e krizës së re: Skadon afati për anëtarët e KZAZ (Apelit i bashkohet edhe OSBE)

18 Mars 2019, 10:58 Nga DOSJA
KQZ deklaron fillimin e krizës së re: Skadon afati për

Tiranë- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka kujtuar afatet për regjsitrimin e asaj pjese të administratës zgjedhore që varet nga partitë. Me përfundimin e afateve sot, KQZ, deklaron se nuk do të ketë mirëkuptim, por nuk thotë se çfarë do të ndodhë nëse opozita nuk i çon propozimet. Gjithsesi, sot fillon një tjetër krizë, që lidhet me përgatitjen e zgjedhjeve lokale. Ndërsa vetë KQZ është e cunguar pa 2 anëtarët e opozitës, duket se edhe komisionet e tjera do të jenë kështu. Vetëm me ndryshimin që në KQZ kryetari i takon opozitës dhe vazhdon të rrijë në detyrë. Apelit të KQZ sot, i është bashkuar edhe delegacioni i OSBE që thekson se vonesat me procedurat zgjedhore vënë në rrezik organizimin e zgjedhjeve. 

Deklarata e plotë:

Data 18 Mars, shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për KZAZ-të. Deri tani asnjë nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë, nuk ka sjellë pranë KQZ-së propozime për komisionerë të nivelit të dytë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ.

KQZ kërkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mos respektimi i  afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.

KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj  kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cënimin e administrimit të procesit zgjedhor.

Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve.

Deklarata e OSBE:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë. 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bojkotimi i parlamentit djegia e mandateve te opozites kqz kriza politike osbe zgjedhjet lokale 2019 bojkotimi i parlamentit djegia e mandateve te opozites kqz kriza politike osbe zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2019, 12:42

Të sfidosh protestën me varfërinë e Poliçanit!

Të shtunën, teksa në Tiranë protestohej, jo vetëm kundër kësaj qeverie, por edhe ndaj vetë sistemit, kryeministri Rama i gëzohej evokimit të kohëve të errëta, s...