Aktualitet

Probleme me pasurinë, profesionalizimin dhe vendimet, çfarë e shkarkoi nga Vettingu kryegjyqtarin e Kurbinit

18 Mars 2019, 15:12 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë, profesionalizimin dhe vendimet, çfarë e

TIRANË- Ulja e dënimit ndaj të pandehurit Gentian Doda – gjyqi i të cilit në Apel çoi në burg për korrupsion gjykatësin Shkëlqim Miri ishte arsyeja përse kreu i Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni u shkarkua nga Vettingu.

Gjyqtari Gjoni ishte pjesë e trupës gjykuese me kryesues Ali Kolecin dhe anëtarë Ded Mirin që uli dënimin në Gjykatën e Matit në vitin 2016.

Rasti “Doda”

Doda ishte dënuar në mungesë në vitin 2001 me 20 vjet burg për vrasjen e dy personave në Burrel. Doda nga 20 vjet u dënua me 12 vjet burg dhe pas gjykimit të shkurtuar në 8 vjet. Ai u lirua një vit më vonë pas llogaritjes së paraburgimit dhe kohës që kishte kaluar si i arrestuar në SHBA deri në momentin e ekstradimit. Vendimi i Gjonit dhe i dy gjykatësve të tjerë u konfirmua edhe në Apel. Për vendimin gjyqtari Shkëlqim Miri u dënua me 2.6 vjet burg për korrupsion pasiv.

Për rastin Doda, Gjoni u shpreh para KPK-së se ai kishte qenë pjesë e trupës gjykuese dhe se vendimin nuk e kishte marrë vetëm vendimin për uljen e dënimit.  Ndërsa nga dokumentet në Gjykatën e Matit rezulton se të tre gjykatësit e çështjes kishin qënë dakord me uljen e dënimit.

Përveç problemit me rastin e vrasësit të dyfishtë Doda, gjyqtari Gjoni kishte problem edhe me profesionalizmin dhe me justifikimin e pasurisë.

Profesionalizmi

Sipas hetimeve të KPK-së, Gjoni zvarriti për mbi 5 vjet një çështje për njohje pronësie çështje e cila duhet të ishte mbyllur për tre muaj. Lidhur me çështjen gjatë seancës dëgjimore, gjykatësi nuk dha asnjë argument bindës që mund ta shpëtonte nga “sita” e Vettingut. KPK doli në përfundimin se Gjoni kishte ushtruar keqmenaxhim të çështjeve që kishte marrë në dorëzim, pasi cakonte seanca në festa zyrtare ose në ditë kur e dinte që do ishte i zënë.

Pasuria

Gjyqtari Gjoni kishte në pasurinë e tij: një apartament 60 m2 (për të cilin kishte mungesë të burimeve financiare të ligjshme), ndërkohë që KPK konstatoi deklarim të rremë dhe mungesë burimesh edhe për një apartament 47.7 metra. Gjykatësi kishte dhënë edhe një hua, të cilën gjithashtu nuk e justifikonte. Deklarime të rreme, gjyqtari kishte bërë edhe lidhur me udhëtimin në Bruksel dhe për një apartament në Durrës. Gjatë seancës dëgjimore Gjoni dhe avokati i tij pretenduan se e kishte përdorur për shkak të marrëdhënies me familjen pronare, por nuk e kishte në posedim dhe pronësi.

Sa i përket makinës që kishte marrë hua, Gjoni tha para trupës gjykuese të KPK-së se avokatin të cilit i kishte marrë makinën e kishte takuar rastësisht. Më pas i kishte kërkuar makinën vetëm për një ditë për një udhëtim në Kosovë.

Gjoni u shkarkua më 24 janar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa gjykuese që mori vendimin ndaj tij përbëhej nga: Etleda Çiftja, Roland Ilia, Firdes Shuli.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfred gjoni kpk vetting alfred gjoni kpk vetting

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2019, 12:42

Të sfidosh protestën me varfërinë e Poliçanit!

Të shtunën, teksa në Tiranë protestohej, jo vetëm kundër kësaj qeverie, por edhe ndaj vetë sistemit, kryeministri Rama i gëzohej evokimit të kohëve të errëta, s...