Aktualitet

Qëlluan me vezë Ramën, Apeli lë në fuqi dënimin me punë publike për 8 studentët

18 Mars 2019, 14:46 Nga DOSJA
Qëlluan me vezë Ramën, Apeli lë në fuqi dënimin me

TIRANË– Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar ankimimin e studentëve, të cilët qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama në vitin 2015.

Kjo pasi sipas Gjykatës ankimimi nga studentët nuk është bërë brenda afatit kohor të caktuar dhe për pasojë kërkesa e tyre nuk mund të pranohet.

Si pasojë është lënë në fuqi vendimi i parë me 60 orë punë publike për 8 studentët e paditur.

Bëhet fjalë për:  Liri Kuçin, Klodi Hoxhën, Bora Memën, Anita Lushin, Vitori Cipin, Dardan Konjufcën, Valton Markun dhe Durim Jasharajn.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur me 2 nëntor 2015, ku studentët goditen me vezë në drejtim të makinës ku ndodhej kryeministri Edi Rama teksa ai dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë. 8 studentët janë pjesë e “Lëvizjes për Universitetin” dhe protestonin kundër ligjit për arsimin e lartë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anita lushi bora mema dardan konjufca durim jasharaj gjykata e apelit klodi hoxha ligji per arsimin e larte liri kuci rama qellohet me veze valton marku vitori cipi anita lushi bora mema dardan konjufca durim jasharaj gjykata e apelit klodi hoxha ligji per arsimin e larte liri kuci rama qellohet me veze valton marku vitori cipi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2019, 12:42

Të sfidosh protestën me varfërinë e Poliçanit!

Të shtunën, teksa në Tiranë protestohej, jo vetëm kundër kësaj qeverie, por edhe ndaj vetë sistemit, kryeministri Rama i gëzohej evokimit të kohëve të errëta, s...