Aktualitet

Mungesa e ujit të pijshëm në Peshkopi/ Banorët paralajmërojnë: Do bojkotojmë zgjedhjet

18 Mars 2019, 14:22 Nga DOSJA
Mungesa e ujit të pijshëm në Peshkopi/ Banorët

PESHKOPI- Janë rreth 800 familje të fshatit Brezhdan që përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm. Për rreth 25 vite, këto familje marrin deri 10 apo  15 minuta ujë në 24 orë.

Janë bërë disa investime në rrjetin e ujit  të pijshëm për këtë fshat, por situata mbetet e njëjte.Në të shumtën e rasteve uji mbushet me depozita nëpër kamionçina, në Peshkopi apo në burime natyrore, ku të mundin.

Në ato pak minuta që vjen uji, në shumicën e rasteve krijohen debate në çezmat publike, kush e kush të mbushë ujë .Tuba plastike ka kudo dhe vetëm një pikë ujë që rrjedh enë çezma.

Jemi 10 familje, uji vjen 10 minuta në ditë, por edhe atë ujë do e pish në mbeturina. Ai që është më I fortë fizikisht mbush ujë atë ditë, në të kundërt duhet të shkojmë në Peshkopi.

Banor i fshatit Brezhdan

E ndërsa, më shqetësuese është depozita kryesore e ujit të pijshëm, që është jashtë çdo standarti higjenik, që uji të konsumohet.

Duam ujë, rrugë nga qeveria. Nëse bashkia nuk i plotëson kushtet tona do bollokojmë rrugën dhe do bojkotojmë zgjedhjet, në Brezhdan nuk ka për të hyrë asnjë kuti votimi.

Një tjetër banor i fshatit Brezhdan

Një tjetër shqetësim i këtyre banorëve, janë  edhe ujërat e zeza. Është i vetmi fshat që ujërat e zeza nuk kanë kanale, por derdhen vend e pa vend. Por, shqetësimi më i madh është një kanal vaditës, që gjatë rrugës për në fshat, mbledh mbetjet organike dhe të ujërave të zeza dhe shkarkohen në Brezhdan. Në këtë kanal derdhen edhe mbetje spitalore(kanali kalon pranë qendër grumbullimit të mbetjeve të spitalit rajonal  Peshkopi) nga ku ka pasur raste të shumta me sëmundje ifektive te femijeve.

E kemi lënë nesër në orën 9: 00 të takohemi me kryetarin e bashkisë. Nëse nuk plotësohen kërkesat që kemi asnjë kuti votimi nuk do hyjë në Brezhdan. Asnjë nuk do votojë.

Banor i fshatit Brezhdan

Sot, disa nga banorët u mblodhën në shenjë proteste, para bashkisë Peshkopi dhe një perfaqësi  e tyre, biseduan me kryetarin Muharrem Rama. Nëse nuk plotesohen kushtet tona banorët kërcënuan me bojkot total të zgjedhjeve dhe bllokim të rrugës Nacionale. Nga ana e tij, kryetari Bashkisë nesër do ndjekë nga afër situatën, bashkë me nje grup inxhinierësh.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mungesa e ujit te pijshem peshkopi protesta e banoreve mungesa e ujit te pijshem peshkopi protesta e banoreve

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2019, 12:42

Të sfidosh protestën me varfërinë e Poliçanit!

Të shtunën, teksa në Tiranë protestohej, jo vetëm kundër kësaj qeverie, por edhe ndaj vetë sistemit, kryeministri Rama i gëzohej evokimit të kohëve të errëta, s...