Aktualitet

Drogë, armë, e lëndë plasëse, arrestohet 45-vjeçari në Shkodër (VD)

18 Mars 2019, 15:47 Nga DOSJA
Drogë, armë, e lëndë plasëse, arrestohet

SHKODER –Policia e Shkodrës ka arrestuar një 45-vjeçar, të cilit iu gjetën armë zjarri, kanabis, lëndë plasëse dhe kapsolla. Operacioni i koduar Kir u finalizua me arrestimin e tij, ndërkohë që vazhdon puna për kapjen e personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kir”, sekuestrohen lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse, 1 në pranga

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor, ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 4.5 kg kanabis;
– 2 armë zjarri automatike;
– 19 kapsolla per lende plasëse;
– 10 metër fitil zjarrpërcjellës;
– 10 krehera;
– 77 fishekë;
– 2 radio marrëse e dhënëse.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme pa leje lende plasese prangoset shkodrani trafik droge arme pa leje lende plasese prangoset shkodrani trafik droge

Sondazh

Poll