Aktualitet

Tritoli i shtyllës në Laç ‘ndez’ debatin PD-PS, Spiropali e Balla: Ju e vutë. PD: Shpifje të ulëta!

18 Mars 2019, 14:45 Nga DOSJA
Tritoli i shtyllës në Laç ‘ndez’ debatin PD-PS,

TIRANE- Denoncimi për një sasi tritoli që ka dëmtuar shtyllën e tensionit në Laç ka ndezur debatin politik PD-PS. E para që denoncoi ishte zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali.  Shtylla ku u vu tritoli është ajo e tensionit të lartë të linjës Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren, ku furnizohet 50% e vendit me energji elektrike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali tha se autorët e sulmit dihen, dhe sipas saj nuk do të mundin dot që t’a kthejnë Shqipërinë pas.

Kaq ka mjaftuar që pas saj, të reagojë kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla që thotë se atuorët e sulmit janë komanduar nga Berisha dhe Basha.

Atyre iu është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, që thotë se paralelisht me tritolin e shtyllave të tensionit, në Tiranë iu është vënë flaka disa kazanëve të mbeturinave. Demokratët nuk janë vonuar më tej.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë se këto janë akuza dhe sulme të ulëta. PD thotë se shpifje të tilla janë të neveritshme. (Lexo këtu).

Reagimi i Spiropalit:

Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KË në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni.

Reagimi i Taulant Ballës:

Aktet e dhunes te komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotem tek triotoli ndaj shtyllave te tensionit te larte, synojne te nxijne fytyren e Shqiperise dhe gjithe shqiptareve. Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte.Të gjitha maskat kane rene. Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata qe shfarosen Gerdecin, tani duan të vijnë perseri në pushtet përmes forces, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanet e vjeter, te frikesuar nga drejtesia e re qe po vjen, jane bere te gjithe bashke per te mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithemone ne kurriz te shqiptareve.

Reagimi i Erion Veliajt:

Zjarret ne TR ne te njejten kohe me tritolet e shtyllave te tensionit, jane akte deshperimi te Partise se Dhunes (PD) ✌️E drejtuan TR 4 vite, kurre nuk e deshen e i sherbyen! ?

Aktet antike me zjarr, boje, veze e tritol jane sjellje humbesash! ?

? #TiranaQeDuam ne 23 Mars ? pic.twitter.com/Wkear9dhEP

— Erion Veliaj ?‍♂️?⚽️?? (@erionveliaj) March 18, 2019

Ndërkohë, Policia e Shtetit në një reagim zyrtar thotë se është dëmtuar njëra këmbë e shtyllës së tensionit të lartë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Një sulm i ngjashëm ndodhi dy muaj më parë në një tjetër shtyllë të tensionit të lartë.

Njoftimi i policisë:

Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elisa spiropali erion veliaj taulant balla tritol shtylles se tensionit ne lac elisa spiropali erion veliaj taulant balla tritol shtylles se tensionit ne lac

Sondazh

Poll