Aktualitet

Sherri i senatorit Australian, Mit’hat Havari: Rama e ka përballuar më mirë vezën

18 Mars 2019, 13:43 Nga DOSJA
Sherri i senatorit Australian, Mit’hat Havari: Rama e ka përballuar

TIRANE– Ish drejtuesi i lartë i policisë, Mit’hat Havari, ironikisht ka krahasuar rastin e Senatorit australian Frase Anning me atë të Edi Ramës.(Lexo këtu). Të dy janë goditur me vezë, por reagimi ka qenë i kundërt.

Madje Rama është lyer edhe më bojë dhe e ka kaluar vetëm më sharje dhe kërcënime, ndërsa senatori Australian e goditi vetë 17 – vjeçarin.

Kush është politikani më i matur?

Lexoni statusin e plotë të Havarit:

Edi Rama konkuron denjësisht deputetin Australian

Një 17- vjeçar me ngjyrë goditi sot me vezë në rrëzë të veshit një deputet në Melburn.
Deputeti shtatlartë u trondit, ndoshta me të drejtë, nuk ruajti qetësinë por iu përvesh me shuplaka të forta 17 vjeçarit derisa forcat e sigurisë e mbërthyen djaloshin .
Mediat ndërkombëtare e akuzuan deputetin antiemigrant se duhej të ruante qetësinë.
Nëse do i ndodhte këtij deputeti të goditej me vezë sikundër Ramës , mesiguri ai do kapërcente tavolinat e do i fuste duart në fyt dhunuesit .
Në këtë rast Rama ka treguar qetësi olimpike. Ndaj deputeti i Melburnit bën mirë ti hypi avionit e të marrë ca leksione nga Rama , sesi mund të përballojë me qetësi sulmet e kundërshtarëve me vezë apo me bojë!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama frase anning senatori qellohet me veze edi rama frase anning senatori qellohet me veze

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2019, 12:42

Të sfidosh protestën me varfërinë e Poliçanit!

Të shtunën, teksa në Tiranë protestohej, jo vetëm kundër kësaj qeverie, por edhe ndaj vetë sistemit, kryeministri Rama i gëzohej evokimit të kohëve të errëta, s...