Politike

Bashkia Durrës s’gjen qetësi, pas Valbona Sakos ikën edhe Zhuljen Varfaj, ja kush është ‘besnikja’ e Vangjush Dakos q

3 Mars 2020, 18:05 Nga DOSJA
Bashkia Durrës s’gjen qetësi, pas Valbona Sakos ikën edhe

DURRËS- Bashkia e qytetit bregdetar, një nga më të mëdhatë e vendit, nuk po gjen qetësi. Pas largimit të bujshëm të kryebashkiakes, Valbona Sako, edhe Zhuljen Varfaj, kryetari i deleguar është larguar nga drejtimi i bashkisë. Dosja.al ka raportuar më herët për problemet shëndetësore të Varfajt, ku pavarësisht këtij fakti, dhe një raporti shëndetësor që ia ndalonte emërimin, ai nuk e refuzoi marrjen e detyrës.

Por duket se problemet shëndetësore, ia kanë pamundësuar Varfajt, kryesimin e bashkisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tashmë është bërë gati edhe zëvendësuesja. Ajo është Emirjana Sako, që deri më tani ka mbajtur postin e drejtoreshës së Shërbimeve në këtë institucion. Gjithashtu, mësohet se mësohet se ajo është komanduar para disa ditësh si nënkryetare e bashkisë, në mënyrë që të përmbushet pika 5, e nenit 61 që i jep të drejtën asaj të emërohet si kryebashkiake.

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri,”- thuhet në nenin përkatës.

Emirjana Sako njihet si një nga njerëzit më pranë Vangjush Dakos, kryetarit historik të bashkisë Durrës, i larguar pas tri mandatesh dhe publikimit të përgjimeve të BILD.

Ish-kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti i saj pas gafave të bëra në dy deklarata që dha publikisht, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia durres emirjana sako vangjush dako zhuljen varfaj bashkia durres emirjana sako vangjush dako zhuljen varfaj

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2020, 16:38

THUMANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për banesat dhe qendrën e re që do të ndërtohet në Thumanë, e cila ishte një nga zonat më të prekura...