Politike

“Tikanis qirje Jani”, Rama batuta në greqisht me Luanin nga Thumana, qytetari: Po vonohen pallatet, në Greqi mblidhja duha

3 Mars 2020, 17:03 Nga DOSJA
“Tikanis qirje Jani”, Rama batuta në greqisht me Luanin nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë prezantimit të projektit të rindërtimit të Thumanës. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Rama iu përgjigj një prej banorëve që u ankua për rindërtimin e pallateve pasi u shpreh se vonojnë shumë për t’u ndërtuar.

Teksa iu përgjigj se pallati vonon më shumë se një shtëpi, Rama bëri edhe batuta në greqisht me qytetarin, të cilin e pyeti ‘si jeni zoti Jani’ në gjuhën greke.

Pjesë nga biseda

Qytetari: Unë quhem Luan Duka, në shqip po në greqisht Jani.

Rama: Qirje jani tikanis

Qytetari: E kemi kthyer emrin në parcelat e duhanit. Kemi merakun se është çik me vonesë ky problem i pallateve. Sepse pas viktimave ne jemi më të prekurit.

Rama: Jo nuk ishte me vonesë, sepse pallatet duan pak kohë. Ju në Greqi atje si e bënit?

Qytetari: Jo unë mblidhja duhan në fakt, nuk bëja pallate.

Rama: Jojo, por po them që shtëpia ndërtohet më shpejt se një pallat.

Qytetari: Po, e di. Ne jemi më të vramit.

Rama: Shtëpia është sa një fëmijë, pallati është sa tre fëmijë dhe duhen bërë me radhë. Jani ne do bëjmë të mundur ta bëjmë sa më shpejt, por do mundohemi ta bëjmë sa më mirë.

Rama ishte sot në Thumanë ku prezntoi projektin e rindërtimit të banesave. I shoqëruar nga Gjermeni dhe Ahmetaj, Rama tha se Thumana do të bëhet shembull dhe zonë turistike njësoj siç është bërë Puka dhe Belshi. Sipas kryeministrit, çdo kurorë në çdo familje, do të ketë një shtëpi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama batuta ne thumane thumane edi rama rama batuta ne thumane thumane

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2020, 16:38

THUMANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për banesat dhe qendrën e re që do të ndërtohet në Thumanë, e cila ishte një nga zonat më të prekura...