Politike

“Dëgjova Ilir Metën atje…”, Rama s’e lë qytetaren të mbarojë fjalën, i merr mikrofonin: Më shkatërrove fare, mos

3 Mars 2020, 16:18 Nga DOSJA
“Dëgjova Ilir Metën atje…”, Rama s’e lë

THUMANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Thumanë po prezanton projektet për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar. 

Një banore e zonës e ka pyetur kreun e qeverisë nëse do të humbte një prej banesave të saj gjatë rindërtimi, ndërsa Rama e ka siguruar se diçka e tillë nuk do të ndodhte. Ndërkohë nuk kanë munguar as batutat lidhur me presidentin Ilir Meta. 

PJESË NGA BISEDA:

Zonja nga Thumana: Hiqi prrallat se ka ardhur aty ku nuk mban më. Ka shmë si unë që u ka dalë shpirti dhe jam robtuar. Le të bohet lulishte po unë jam mosbesuese. Dua ta di, unë që kam dy hyrje, pse të më humbi një?

Edi Rama: Më myte, mos se më shkatërrove. Parimi është që ne do ndërtojmë shtëpitë e atyre që kanë humbur shtëpitë. Ke dy hyrje në një pallat që do prishet dhe do i marrësh siç i kishte. Qaj tani…

Zonja nga Thumana: Shumë faleminderit. Ta them edhe një fjalë, dëgjova ilir metën atje.

Edi Rama: Lere mos na sill ters në Thumanë. Lere tani. Kot që nuk e keni çuar në Parlament këtë. Lëja tersin Presidencës.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne thumane ilir meta manifestimi i metes thumane edi rama ne thumane ilir meta manifestimi i metes thumane

Sondazh

Poll