Politike

3 Mars 2020, 16:38 Nga DOSJA

THUMANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për banesat dhe qendrën e re që do të ndërtohet në Thumanë, e cila ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Në prezantimin e projektit para qytetarëve, kreu i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Rama u shpreh se e gjithë Thumana do të rimëkëmbet dhe do të bëjë që e gjithë dhimbja bashkë me varfërinë që ka kjo zonë të harrohet dhe të zërë vend paqja dhe harmonia. Gjithashtu kryesocialisti tha se ndërtimi i shtëpive në Thumanë do të bëhet nga kompani ndërkombëtare që do të zgjidhen nëpërmjet një gare, duke theksuar se çdo kurorë do të ketë një shtëpi. 

Me moton “Rindërtojmë bashkë”, numri një i maxhoranës u premtoi se epiqendra e tragjedisë nga tërmeti do të kthehet në shembull për vendin.

Ndërkohë që gjatë bashkëbisedimit me qytetarët nuk kanë munguar as batutat nga ana e Ramës dhe të gjithë banorëve të zonës së pranishëm.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne thumane rindertimi i thumanes edi rama edi rama ne thumane rindertimi i thumanes

Sondazh

Poll