Politike

Tubimi i Metës, ambasadorja amerikane Yuri Kim: Ishte protestë, jo manifestim. Ne s’kemi lidhje

  • Vjen reagimi i parë nga Qeveria: Shpulla e parë nga SHBA-të
  • Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka sqaruar se ambasada nuk ka asnjë lidhje me manifestimin dhe se ishte surprizuar që kishte parë flamurin amerikan. 
    Featured image of article: Tubimi i Metës, ambasadorja amerikane Yuri Kim: Ishte protestë, jo manifestim. Ne s’kemi lidhje

    TIRANË– Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar menjëherë pas manifestimit të presidentit Ilir Meta në sheshin “Dëshmorët e Kombit”.

    Me anë të një statusi në profilin e saj personal në Twitter, Kim ka sqaruar se ambasada nuk ka asnjë lidhje me manifestimin dhe se ishte surprizuar që kishte parë flamurin amerikan. Me ironi Kim ka vendosur fjalën manifestim në thonjëza duke lënë të kuptohet se për SHBA-të tubimi i sotëm i organizuar nga Meta ishte në fakt një protestë. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sonte. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” të sonte,”-shkruan Kim. 

    Postimi i Yuri Kim

    Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

    (k.m/dosja.al)

    Një Koment në “Tubimi i Metës, ambasadorja amerikane Yuri Kim: Ishte protestë, jo manifestim. Ne s’kemi lidhje

    1. I thoni kesaj bibes qe shqiptaret kud qe shkojne mbajne flamurin amerikan.

    Shto Koment