Politike

Hajdari heq dorë nga posti si kryetare Komisioni dhe propozon Valterin, kërkon largimin e Dhimitrit dhe Peleshit (SHKRESA)

3 Mars 2020, 15:55 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari, e cila është në krye të grupit parlamentar “Demokrat” ka kërkuar që të ndryshohen kryetarët e komisioneve. Dosja.al ka siguruar shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, e firmosur nga Hajdari. Deputetja ka hequr dorë nga drejtimi i Komisionit për Integrimin Europian dhe në vendin e saj ka propozuar deputetin Halit Valteri.

Në krye të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Hajdari ka propozuar që të vendoset deputeti Halil Jakimi, post të cilin deri më tani e mbante Fatjona Dhimitri. Ndërsa në krye të komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisit, të vendoset deputeti Arlind Çaçani, post të cilin deri më tani e mban Niko Peleshi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. 

Ende nuk bëhet me dije arsyeja e këtyre lëvizjeve. Prej më shumë se një viti ishte vetë Hajdari që e mbante postin e kryetares së Komisionit të Integrimit, ndërsa tashmë presim zhvillimet e mëtejshme pas propozimeve. 

(f.m/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halil jakimi halit valteri ndryshime ne grupin e demokrateve rudina hajdari halil jakimi halit valteri ndryshime ne grupin e demokrateve rudina hajdari

Sondazh

Poll