Aktualitet

Inskenonte arrestime dhe u bënte  presion qytetarëve, bie në pranga avokati në Fier (Emri)

3 Mars 2020, 09:38 Nga DOSJA
Inskenonte arrestime dhe u bënte  presion qytetarëve, bie në

FIER- Një 30-vjeçar ështe arrestuar në Fier, pasi  ishte shpallur në kërkim për “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë 30-vjeçari Klaudio Xhymerti, banues në Fier, me profesion avokat. I riu nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre

NJOFTIMI I POLICISË: 

Fier

Kapet dhe ndalohet një shtetas me profesion avokat, i shpallur në kërkim për “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

Xh., 30 vjeç, banues në Fier, me profesion avokat.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 08.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shtetasi K.Xh., gjatë kohës që ka qënë avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier, nëpërmjet skemës së mashtrimit, dyshohet se realizonte presione dhe inskenime ndaj qytetarëve të ndryshëm kundrejt përfitimit të shumave financiare për arrestime/ndalime ndaj tyre, për shkak të kallëzimeve penale që bëheshin, por që nuk përmbanin elementë të veprës penale. Materialet proceduriale i kaluan SPAK për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet avokati ne fier fier klaudio xhymerti arrestohet avokati ne fier fier klaudio xhymerti

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 07:30

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u ekzekutuan me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoz...