Aktualitet

Manifestimi/ Baton Haxhiu: Meta nuk përfaqësoi Presidentin, u duk si kryetar partie

3 Mars 2020, 06:28 Nga DOSJA
Manifestimi/ Baton Haxhiu: Meta nuk përfaqësoi Presidentin, u duk si

TIRANË- Në studion e emisionit “Opinion”, analisti Baton Haxhiu tha se në manifestimin e së hënës, Ilir Meta nuk përfaqësonte presidentin, por dukej më shumë si kryetar partie. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se si ju duk Meta sot, Haxhiu tha:

“Meta,  euforik shumë. Nuk përfaqësonte presidentin, u duk si kryetar partie. Diskursi ishte i vrazhdë, e ka humbur ekuilibrin e të qenit president. Megjithatë tubimi ishte motivues për një koncept të ri politik. Kishte fraza që kishin të bënin me një njeri që ishte lodhur me postin e presidentit. Meta në kuptimin politik të fjalës është kafshë politike dhe le të themi që heshtja e opozitës e bën të dalë në skenën politike. Ajo që më shqetësoi mua ishin frazat e vrazhda”.

Më tej, gazetari tha se presidenti po bën veprime që nuk i shkojnë për shtat dhe si ai nuk mund ta shpërndajë parlamentin. “Unë do të isha me tubimin sot, nëse Ilir Meta nuk do të ishte president. Nuk është i ndershëm  me pozicionin e presidentit. Është një problem: Sa herë që Shqipëria ka një pozicion negociues per hapjen e negociatave ai del me kësi atmosfere. Dhe këtë aftësi nuk e ka patur, e ka fituar së fundi:, tha Haxhiu.

(Marrë nga Opinon.al)

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet baton haxhiu ilir meta manifestimi i metes thirrja e metes per 2 mars baton haxhiu ilir meta manifestimi i metes thirrja e metes per 2 mars

Sondazh

Poll