Aktualitet

Frika nga koronavirusi/ Greqia mbyll 28 shkolla në Athinë dhe Selanik

3 Mars 2020, 08:45 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi/ Greqia mbyll 28 shkolla në Athinë dhe Selanik

GREQI– Greqia fqinje tashmë me 7  raste të konfirmuara me koronavirus ka marrë masa të fprta për të shmangur  përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Mediat greke kanë raportuar se së fundmi qeveria greke ka marrë vendim të mbyllë disa shkolla në Athinë dhe Selanik.

Sipas autoriteteve vendase kanë vendosur mbylljen e 28 shkollave, ku rinisja e mësimit do të mësohet në një njoftim të dytë. Gjithashtu me vendim të ministrisë janë pezulluar edhe të gjitha udhëtimet shkollore të organizuara jashtë vendit, të paktën deri në 13 mars.

Sipas vlerësimeve të fundit të rrezikut nga Agjencia Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është vlerësuar se rreziku i shpërthimit të COVID-19 në Greqi është i moderuar deri i lartë.

 

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë sëfundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

Burimi: keeptalkinggreece

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në greqi mbyllen 28 shkolla ne greqi koronavirusi në greqi mbyllen 28 shkolla ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 07:30

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u ekzekutuan me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoz...