Aktualitet

AMNISTIA/ Sot hapen dyert e burgjeve, 175 të burgosur lënë qelitë, mes tyre 23 gra dhe dy të mitur

3 Mars 2020, 08:12 Nga DOSJA
AMNISTIA/ Sot hapen dyert e burgjeve, 175 të burgosur lënë

Tiranë- Ditën e sotme pritet të lënë qelitë disa prej të dënuarve, emrat e të cilëve janë pjesë e listës së amnistisë së fundvitit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në mesin e 175 të dënuarve që përfituan lirinë nga amnistia janë 23 gra dhe dy të mitur. Amnistia sot nis me lirimin e 23 grave të dënuara.

Ky ligj u miratua në fillim të këtij viti, në datën 30 janar dhe më 14 shkurt Presidenti, Ilir Meta e dekretoi.

Më datë 24 dhjetor të vitit të kaluar, në një deklaratë për mediet ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se nga amnistia, 29 gra të tjera do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit. Po kështu edhe burrat e dënuar deri në 2 vite dhe në moshën mbi 60 vjeç përfituan lirinë nga burgu.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amnistia për gratë amnistia per te burgosurit lirohen te burgosurit amnistia për gratë amnistia per te burgosurit lirohen te burgosurit

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 07:30

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u ekzekutuan me armë zjarri Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoz...